Tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta/ Arrestohet 43-vjeçari në Elbasan, në pranga edhe i plagosuri për ‘moskallëzim të krimit’
SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.
BKH dhe Policia e Shtetit e përfaqësuar nga forcat operacionale dhe FNSH zhvilluan aksion një ditë më parë në Shkodër, Vau Dejës dhe Malësi të Madhe.
Aksioni ishte me urdhër të SPAK, ku dyshohet për disa persona të ndaluar me akuzën për krime zgjedhore.
Pas Shkodrës u zhvillua aksion edhe në Fier, ku janë kryer kontrolle në disa subjekte dhe janë sekuestruar telefona dhe pamje filmike.
Deri më tani, SPAK ka nisur hetimet për 39 çështje që lidhen me krimet zgjedhore, ndërsa në prokuroritë e vendit janë regjistruar 87 kallëzime.
Deri më tani janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Lezhës dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.
Top Channel