Frika për devijimin e votave, vëzhguesi i PS ankohet për numëruesin e partisë së tij: Nuk shoqëron emrin me gisht në kamera
15/05/2025 13:13
Një luftë e ashpër për vota po ndodh në njësinë nr. 4 mes kandidatëve.
Vëzhguesi i PS po ankohet për numëruesin socialist.
“Nuk e shoqëron emrin me gisht”, është shprehur ai, ndërsa është ngritur në këmbë duke replikuar me numëruesin.
Në këtë njësi, Blerina Gjylameti renditet e para në listën e PS me vota, ndërsa janë edhe 20 kuti për t’u numëruar.
Top Channel