Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, ka uruar Edi Ramën për rezultatin e thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social “X” (ish-Twitter), Costa ka shprehur përgëzimet më të përzemërta për Ramën, duke vlerësuar rezultatin si mbresëlënës.

“Urimet më të ngrohta, i dashur Edi Rama, për këto rezultate mbresëlënëse në zgjedhje. Mezi pres të të përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shkroi António Costa.

Vizita e tij në kryeqytetin shqiptar pritet të ndodhë në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet këtë të premte në Tiranë, ku do të marrin pjesë liderë të shumtë evropianë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta