Urimi i Antonio Costas për fitoren, Rama falënderon Presidentin e Këshillit Europian: Privilegj të punoj krah një lideri si ti

14/05/2025 13:55

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me mirënjohje ndaj urimit të ngrohtë të ish-kryeministrit portugez António Costa, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama shprehu vlerësimin e thellë për raportin personal dhe bashkëpunimin me liderin portugez, duke e konsideruar një privilegj faktin që kanë punuar së bashku për të mirën e Shqipërisë dhe Evropës.

“Faleminderit shumë, i dashur António. Do të doja të dije sa shumë e vlerësoj privilegjin e të qenit mik i yti dhe të punuarit krah një lideri e njeriu të madh si ti, për të mirën e vendit tim dhe të Europës sonë.

 Mezi pres të të mirëpres në Tiranë, mik i dashur”, shkruan Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta