
Një 35-vjeçar është ndaluar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kërcënuar një vajzë të mitur për një periudhë njëvjeçare, duke i marrë asaj një shumë të konsiderueshme parash.
Sipas njoftimit zyrtar, ndalimi i shtetasit E. G., 35 vjeç, banues në Sarandë, u bë pas kallëzimit të depozituar nga familjarët e vajzës dhe si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë.
Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit, dyshohet se 35-vjeçari e ka përndjekur të miturën për rreth një vit dhe, përmes kanosjeve të vazhdueshme, ka arritur t’i marrë para në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ndërsa ndaj të ndaluarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Top Channel