Paraqituni në aeroport 3 deri në 4 orë para fluturimit! TIA këshillon udhëtarët, rrugët që mund të përdorni për të shkuar në Rinas

14/05/2025 18:17

Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të ngjarjes, do të ketë masa të shtuara sigurie, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar në Tiranë dhe zonat përreth.

Pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës këshillohen të nisen 3 deri në 4 orë përpara fluturimit. Rekomandohet kontrollimi i rregullt i njoftimeve nga linjat ajrore. Sugjerohet gjithashtu të bëhet check-in online dhe karta e imbarkimit të mbahet në telefon.

Në aeroport mund të ketë kontrolle shtesë sigurie, ndaj bashkëpunimi i udhëtarëve është i domosdoshëm.

Policia e Shtetit ka njoftuar akset e mëposhtme për akses në aeroport gjatë datave 15-16 Maj: rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas” , Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas dhe degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Valias-Rinas.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta