Lidhjet e presidentit amerikan me Lindjen e Mesme/ Demokratët tallen me Trumpin, valëvisin banderolën me shkrimin ‘Qatar-a-Lago’ në Florida

14/05/2025 22:16

Demokratët kanë valëvitur sot një banderolë mbi rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago në Florida, duke tallur lidhjet e tij me Katarin dhe Lindjen e Mesme.

Banderola, e cila thotë “Mirë se vini në Katar-a-Lago”, fluturoi në qiellin e Palm Beach ndërsa Trump ishte në Doha për ditën e dytë të turneut të tij në Lindjen e Mesme.

Presidenti amerikan është kritikuar ashpër për pranimin e mundshëm nga administrata e tij të një avioni luksoz nga Katari, i projektuar për t’u përdorur si Air Force One.

Kushtetuta e SHBA-së thotë se pranimi i një dhurate nga një fuqi e huaj kërkon miratimin e Kongresit, të cilin Trump nuk e ka kërkuar.

Në një deklaratë, Ken Martin, kryetari i Komitetit Kombëtar Demokrat, akuzoi Trumpin se po përdor presidencën për t’u pasuruar personalisht.

“Korrupsioni i tij është një shuplakë në fytyrë për miliona amerikanë që po përpiqen të mbijetojnë dhe të sigurojnë ushqim”, tha Martin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta