LIVE/ Trump kërcënon NATO-n, Gjermania dhe Britania refuzojnë Presidentin amerikan: S’kemi lidhje me Hormuzin! Mojtaba Khamenei në gjendje kritike Pasi fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit duke marrë 83 mandate, kryesocialisti Edi Rama ka falënderuar të gjithë shqiptarët.
Ai shprehet se s’po i gjen dot fjalët për fjalimin e tij i cili do të mbahet në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”.
“MIRËMËNGJES
dhe duke ju rrëfyer se s’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar sonte në 7 në Sheshin Skënderbej, ju falenderoj përgjunjësisht për besimin e patregueshëm e ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Me mbi 272 mijë vota diferencë me partinë e dytë më të madhe në vend, Partia Socialiste arriti të triumfonte edhe në këto zgjedhje, duke marrë mandatin e katërt.
Ndërsa vijon numërimi i zarfeve të diasporës, PS ka siguruar deri më tani 83 mandate, kurse PD 50.
Top Channel