Në fjalimin e tij të parë pas fitores së mandatit të katërt, Edi Rama ka bërë një dedikim prekës për nënën dhe babanë e tij të ndjerë, duke thënë se në fushatën e PD ‘u tërhoqën jashtë nga varri’, duke thënë ‘uroj të ma bëni hallall’.

Edi Rama:

Aq herë faleminderit sa çdo mbështetës të PS që dha votën, dhe sa aq zgjedhës që këtë erdhi me ne, dhe pse mund të mos jetë krejt me ne. Falënderim për shqiptarët jashtë vendit. Ka qenë një ushtrim i parë historik, një ndër numrat më të lartë të votimeve nga diaspora që kemi parë në europë.

Edhe pse numërimi vazhdon është e qartë që shumica jashtë vendit mendojnë njësoj si shumica brenda kufijve për Shqipërinë që ecën në drejtimin e duhur dhe për Shqipërinë që ecën drejt BE.

Kjo do të thotë shumë për mua, dhe të gjithë, nuk di sesi t’i falënderoj të gjithë sa dhe si duhet.

Aq herë faleminderit të gjithëve saç ka shqiptare dhe shqiptarë në këtë qiell.

Edhe këtë herë njësoj si herën e shkuar nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte në atë pozicionin e saj legjendar para TV, deri sa iku dhe u bashkua me babanë, por duke qenë se këtë herë të dy u tërhoqën jashtë nga varri në fushatën e mos o zotshme dua t’u them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga lart dhe janë krenarë për mua dhe Shqipërinë që ne bashkë po ndërtojmë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta