
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur me një mesazh falënderimi presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas urimit që ky i fundit i dërgoi për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama theksoi rëndësinë e këtij mesazhi, jo vetëm për të si kryeministër, por edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës, të cilat, sipas tij, kanë arritur një nivel të pashembullt falë vizionit dhe qasjes së Macron ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Faleminderit nga zemra, i dashur Emmanuel Macron, për mesazhin e urimit që ka një kuptim të veçantë – jo vetëm për mua, por edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës. Falë jush dhe qasjes suaj ndaj Ballkanit Perëndimor, këto marrëdhënie kanë arritur një nivel të paprecedentë, si asnjëherë më parë,” shkroi Rama.
Kryeministri shqiptar shtoi se është një kënaqësi e veçantë që Shqipëria do të mirëpresë sërish presidentin francez në Tiranë, me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), dhe që Macron do të qëndrojë edhe pas përfundimit të samitit për të diskutuar bashkëpunimin intensiv mes dy vendeve.
“Është vërtet e mrekullueshme që Shqipëria ka nderin të mirëpresë sërish një mik të çmuar si ju, me rastin e Samitit të EPC-së, dhe që do të qëndroni me ne edhe më pas për të reflektuar mbi bashkëpunimin tonë të dendur. Mirë se vini, mik i dashur,” përfundoi Rama.
Merci du fond du cœur, cher @EmmanuelMacron, pour votre message de félicitations qui signifie énormément — non seulement pour moi, mais aussi pour les relations entre l’Albanie et la France. Grâce à vous et au votre approche envers les Balkans occidentaux, ces relations ont… https://t.co/EOZTtEP4Uf
— Edi Rama (@ediramaal) May 14, 2025
Top Channel