Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, humbin jetën dy persona
14/05/2025 10:37
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”.
Rreth orës 02:30 dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.
Top Channel