
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar pas aludimeve se procesi i numërimit të votave nuk ka qenë sipas standarteve dhe ka pasur shkelje.
Ai u shpreh se janë marrë të gjitha masat për mos lejimin e ‘trafikimit’ të votave për kandidatët e ‘listës së hapur’ dhe se çdo vend numërim ka kamera për të monitoruar procesin.
“Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar ‘trafikimin’ e votave për kandidatët e ‘listës së hapur’ të çdo subjekti.
KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.
Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në ‘listën e hapur’ do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor”, ka thënë Celibashi.
Top Channel