
Në KZAZ 40, në Shkollën Sami Frashëri, 3 fletë votimi të Partisë Mundësia janë shpallur të pavlefshme.
Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë.
Mbi këtë rast u lajmërua Ilirjan Celibashi, ndërkohë që Agron Shehaj ndodhet në KZAZ.
Kjo është kundërshtuar nga vëzhguesit e Partisë Mundësia dhe me kërkesë të KZAZ 40 ka ndërhyrë policia.
Policia u ka kërkuar vëzhguesve të dalin jashtë, pasi sipas KZAZ po prishin procesin.
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpreh se numëruesit thanë se fletët e shpallura të pavlefshme kishin ngjyrë ndryshe nga fletët e tjera.
Shehaj: Me jep fletët. Nuk janë të tuat, janë të qytetarëve, hajt tani jepi. Mendon se po kërcënon, nxirr votat e partisë Mundësia, pse duhet të vijnë kandidatët.
KZAZ: Faleminderit për edukatën.
Ata kanë futur duart me ne këtu, jo më të dalim ne jashtë.
Policia shprehet se KZAZ ka dhënë një vendim dhe duhet të zbatohet.
Top Channel