Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Në një reagim në platformën X, ai shprehet se pret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kroaci dhe Shqipëri, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në NATO.

Sakaq ai shkruan se mezi pret samitin e 16 majit, që do të zhvillohet në Tiranë.

“Urime Kryeministrit Edi Rama në fitoren e zgjedhjeve! Pres forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm Brenda NATO-s dhe forume të tjera ndërkombëtare. Mezi pres të marr pjesë në samitin e EPC në Tiranë të premten”, tha ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta