
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka uruar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit.
“Urime për Edi Ramën, dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar.
Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.
Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona”, shkruan ai.
“Faleminderit V. Është një nder të numërohem midis miqve tuaj dhe akoma më shumë të qëndroj me Ukrainën në këto kohë vendimtare. Mezi pres t’ju mirëpres këtë javë në Tiranë, e cila është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia juaj e dytë’, i përgjigjet Rama.
Top Channel