Kryeministri i Spanjës uron Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren e thellë në këto zgjedhje.

Pedro Sánchez shprehet se ky rezultat tregon se shqiptarët mbështesin përpjekjet e qeverisë për të futur Shqipërinë në BE.

“Urime Edi Rama për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë të madhe përpjekjet për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Urime”, shkruan ai.

“Me gjithë zemër, faleminderit, i dashur vëlla. Është privilegji im të drejtoj Partinë Socialiste në Shqipëri në të njëjtën periudhë të udhëheqjes suaj mbresëlënëse në frontin e PSOE-së dhe Internacionales Socialiste, duke llogaritur edhe me mbështetjen tuaj të guximshme në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian! Mirënjohës përjetësisht”, i përgjigjet Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta