“I kemi kërkuar DHL-së dokumentacion për shpërndarjen e zarfeve në Greqi”, kreu i KQZ-së: Ja kur pritet të kemi rezultatin e votave të Diasporës

13/05/2025 21:35

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi zhvilloi një konferencë me gazetarët nga “Parku Olimpik”.

Ai e ndali vëmendjen tek vota e shqiptarëve të Greqisë, ku tha se do të bëhet vlerësimi i zarfeve të ardhur nga jashtë, dhe se kompanisë postare (DHL) i është kërkuar dokumentacion për shpërndarjen e zarfeve.

Nuk ka një vendim të Komisionerit Shtetëror për të bllokuar procesin e numërimit të votave nga jashtë. Ka të bëjë me mënyrën e administrimit të këtyre zarfeve. Nuk ka një vendim për t’u mos u vlerësuar votat e ardhura nga jashtë. Letra është prej kohësh publike. I kemi kërkuar kompanisë dokumentacionin e shpërndarjes së zarfeve në shtetin grek. Kjo lidhet kujt i është dërguar, kur, etj.

Procesi është duke shkuar shumë mirë, s’kemi pasur pengesa artificiale. Do duhet të përpunohet një dokumentacion voluminoz, shto këtu lodhjen. Është një punë që zhvillohet në stres Deri në fund të javës do të kemi rezultatin edhe për votimin nga jashtë“, u shpeh Celibashi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta