Fitorja e PS në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri i Anglisë uron Ramën: Historike! Mezi pres të vijojmë punën së bashku
13/05/2025 22:31
Keir Starmer ka uruar fitoren e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në zgjedhjet e 11 majit, ku diferenca ishte e thellë me opozitën.
Në një reagim në rrjetin e tij social X, kryeministri i Anglisë Starmer e cilëson këtë fitore si historike për socialistët, teksa thekson se mezi pret të vazhdojmë punën së bashku për njerëzit që punojnë në të dy vendet.
Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Mezi presim të vazhdojmë punën tonë së bashku për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”, shkruan Starmer.
Top Channel