Kryedemokrati Sali Berisha nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse do të kishte një pasues pas humbjes në këto zgjedhje.

“Betejën ai që e nisi, do ta bitisi”, u shpreh Berisha, duke nënkuptuar se kjo nuk do të ndodhë.

Më pas ai theksoi se PD ka statutin dhe do t’i përmbahet asaj, duke shtuar se “ka disa parime eprore dhe këto parime është vota e lirë e shqiptarëve”.

Berisha: Tani i nderuar, PD ka statutin dhe do i përmbahet asaj, por ka disa parime eprore dhe këto parime është vota e lirë e shqiptarëve. Kjo parti vazhdon betejën për votën e lirë të shqiptarëve.
Ju jeni dëshmitarë se si në mes të fushatës, 1 javë para zgjedhjeve, në Valencia Edi Rama u damkos si që blen vota me lek, me zarfa, me prokurorime, me kanabis, me punësime. Të gjitha format e blerjes së votës. Ai, ju garantoj unë ju, se nuk ka akt dhe gjë në botë që nuk do ndërmarrë për të mbajtur karrigen sepse është zhytur në krime të tmerrshme. Ka luajtur vetë me votën, me rendin me të gjitha. Betejën gjer në fitore, ai që e nisi, do ta bitisi. Këtë betejë gjer në fitore, ai që e nisi do ta bitisi. E morët vesh.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta