“Thellim i fitores së PS në Rrogozhinë”/ Spiropali: Synojmë 20 mandate në qarkun e Tiranës, opozita më e dobët…

12/05/2025 10:57

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mbërriti në Rrogozhinë pas shpalljes së fitores.

Ajo u shpreh se fitorja është shpërblimi i punës së PS-së, teksa komentoi edhe rezultatin me humbje të opozitës.

“Është një rezultat fantastik, një thellim i fitores së PS këtu në Rrogozhinë. Një punë e madhe e bërë nga PS, ekipi dhe kandidatët. Këtu procesi ka qenë i rregullt por edhe fushata e qetë. Qytetarët na kanë mbështetur me një votë masive.

Kjo është një ditë e bukur për Rrogozhinën, por edhe për Tiranën, jo vetëm për fitoren e PS por për fitoren e Shqipërisë europiane. Nuk është hera e parë që po e them. Dhe sigurisht nuk jam unë për ta parashikuar se vullneti i zgjedhësve duhet të lexohet deri në fund, por synimi ynë është 20 mandate në qarkun e Tiranës për PS dhe Edi Ramën.

Janë më të dobët në raport me veten, të vërtetën dhe publikun prandaj kanë marrë edhe rezultatin. Nuk e kemi bazuar fitoren tonë tek dobësia e tyre, por tek puna jonë”, tha Spiropali.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta