Kryedemokrati Sali Berisha doli me një thirrje që të gjithë opozitarët duhet ta mbrojnë votën e qytetarëve.

Një ditë pas zgjedhjeve, ai theksoi se demokratët duhet të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote të hedhur në kuti.

Berisha: Për PD-në, procesi elektoral është procesi themelor i një shoqërie të lirë dhe i njerëzve të lirë.
Pra, është procesi më serioz.

Në këtë kontekst jam këtu së pari për të shprehur mirënjohje, falënderim të madh për të gjithë ata komisionerë, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës duke numëruar votat e qytetarëve.
Së dyti, u bëj thirrje të gjithë strukturave të PD, komisionerëve, vëzhguesve, kandidatëve, drejtuesve, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh.

Unë këtë kisha qëllimin tim të paraqitjes para jush, në mënyrë edhe njëherë, një thirrje për demokratët, opozitarët të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin tonë maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote të hedhur në kuti dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë. Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët sot.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta