Numërohen 1660 zarfe të diasporës, ja cila parti kryeson deri më tani
12/05/2025 07:54
Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës.
Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 1660 zarfe.
Sipas rezultateve nga KQZ, PD dominon me 43.95%, e ndjekur nga PS me 42.68%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 117 vota, Lëvizja Bashkë 21 vota, Partia Mundësia 35 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 34 vota.
Top Channel