Numërohen 128/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të. Ja sa vota i duhen PD-së për ta çuar qarkun në barazim
12/05/2025 11:00
Në qarkun Durrës vijon numërimi i kutive të votave.
Në qarkun e Durrësit janë numëruar 128 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej.
Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur.
Kjo sepse demokratëve i duhen 1565 vota më shumë se socialistët që të marrin mandatin e shtatë dhe ta çojnë qarkun në barazim.
Top Channel