Samiti i NATO-s në Tiranë në dyshim? Reagon ministri Nufi: Nuk kemi propozuar shtyrje apo zhvillimin virtual, do ta presim në Shqipëri 11/11 22:51
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka marrë pjesë edhe sot në samitin e Procesit të Berlinit i cili po mbahet në Londër.
Në përfundim të takimit mes liderëve rajonalë me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer, është realizuar edhe fotoja familjare e samitit, si pjesë e traditës tashmë.
Në këtë foto Edi Rama shfaqet në reshtin e parë, së bashku me Starmer e Merz, ndërsa në reshtin e dytë pas Ramës, qëndron edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Top Channel