Teksa vijon numërimi i votave në mbarë vendin, ku nga pjesa e numëruar PS rezulton me fitore të thellë, Rama vijoi këtë të hënë punët si kryeministër, me inspektime në Tiranë.

Ai u shfaq te “Shtëpia e Evropës”, në sheshin Skënderej, ku do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik, më 16 maj.

Në një video në rrjetet sociale, Rama shfaqet duke inspektuar punimet brenda kësaj “shtëpie”, që do mikpresë liderët evropiane. Kryeministri e ka cilësuar mbajtjen e këtij samiti në Tiranë si diçka të jashtëzakonshme dhe një vlerësim të madh për vendin.

“Shtëpia e Europës nën hijen e Skënderbeut, ku të premten, 16 maj, do të mblidhen udhëheqësit e mbarë kontinentit…” shkruan Rama.

Rama ka postuar në rrjetet sociale një video nga ambienti.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta