Probleme me regjistrimin e gjendjes civile, mamaja e kryetarit të Bashkisë së Sarandës nuk voton dot
11/05/2025 09:49
Në Sarandë mamaja e kryetarit të Bashkisë së Sarandës nuk ka mundur të votojë.
Sipas kryetarit bashkisë, Oltion Çaçi, asaj nuk ia kanë shpërngulur gjendjen civile në Sarandë.
Çaçi u shpreh se “nuk do ta humbin votën dhe se e ëma do të shkojë me urgjencë në Tiranë atje ku rezulton të jetë e regjistruar”.
Top Channel