Ndërpritet procesi i votimit në Lezhë, raportohet për probleme me një votuese
11/05/2025 14:10
Në shkollën “Besëllidhja” në Lezhë është ndërprerë procesi i votimit.
Një qytetare, e pamundur për të votuar, ka kërkuar familjarin e saj për të ushtruar të drejtën e votës.
Ata nuk e kanë lejuar këtë gje dhe i kanë ofruar një qytetar tjetër që po priste në radhë për ta ndihmuar.
Pas konsultimit dhe mbledhjes së anëtarëve të komisionit, vendosën që fleta e votimit që gruaja kishte plotësuar në fillim të dilte e pavlefshme.
Më pas ajo është lejuar të marrë një tjetër fletë votimi dhe bashkë me mbesën e saj të ushtrojë të drejtën e votës.
Top Channel