Më shumë biznese me pak punëtorë, INSTAT: Shtohen më shumë biznese në tregti dhe akomodim, ndikimi i turizmit

10/05/2025 12:30

Tregu i punës rritet në Shqipëri, bizneset shtohen nga viti në vit ndërsa Shqipëria vijon të vuaj nga fenomeni i mungesës së punonjësve.

Në tregti, akomodim, aktivitete profesionale dhe shumë të tjera janë ndërmarrjet më të përhapura në vendin tonë numri i të cilave ka arritur deri në 125 mijë e 736 subjekte, ku 13 mijë e 346 rezultojnë të reja ndërsa 810 u mbyllën sipas INSTAT.

Në tregti, akomodim dhe aktivitete profesionale janë disa nga bizneset që mbizotërojnë më së shumti.

“Aktivitetet ekonomike me përqindjen më të madhe të ndërmarrjeve aktive gjatë vitit 2023 ishin: • Tregtia me shumicë dhe me pakicë dhe riparimi i automjeteve me 35,2 %; • Akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 14,3 %; • Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike me 7,9 %.”

Ekspertët e shohin pozitive një ecuri të tregut të bizneseve në Shqipëri por ngrenë si Shqetësim fenomenin e fuqisë punëtore.

“Sektori privat në kërkim të fuqisë punëtore ndërkohë që Shqipëria po kalon krizë të kapitalit human. Duhet një studim i tregut të punës, për të parë si lidhet me profesionet e ndryshme me edukimin është e rëndësishme”, tha Erisa Caro, eksperte punësimi.

Aktivitetet ekonomike me përqindjen më të lartë të punësimit janë Tregtia me shumicë dhe me pakicë, Industria përpunuese dhe ndërtimi. Por sipas ekspertëve shumë sektorë janë në nevojë për punonjës dhe më së shumti grupmoshën e re.

“Duhet të shikojmë nivelin e punësimit dhe përshtatjen me fushën e studimeve me të rinjtë. Ata vërtetë kanë një punë por s’ka lidhje me profesionin çon në dekurajim. Zhgënjimi i parë vjen kur marrin diplomën dhe s’janë të përthithshëm nga tregu i punës”, tha Caro.

Punësimi në Shqipëri qëndron në nivelin e 68.3% ndërsa shkalla e papunësisë 8.8%.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta