Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa 07/11 23:05
Mes raportimeve për përleshje të reja midis Indisë dhe Pakistanit të shtunën në mbrëmje, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer tha se armëpushimi midis dy vendeve duhet të zgjasë dhe të jetë “i qëndrueshëm”.
Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar ka qenë “e angazhuar” në bisedimet për armëpushim për “disa ditë”, raporton BBC .
Më herët sot, ministri i jashtëm pakistanez, Ishaq Dar, tha se sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, “luajti një rol kyç në këtë proces”, duke shtuar se disa vende ishin të përfshira në procesin e armëpushimit, “veçanërisht Mbretëria e Bashkuar”.
Top Channel