 “Soundscapes of Albania” në Dubai, Shqipëria shkëlqen me pavionin e dedikuar, përgatitur nga AZHT dhe AKPT
																		
					
					
					
						“Soundscapes of Albania” në Dubai, Shqipëria shkëlqen me pavionin e dedikuar, përgatitur nga AZHT dhe AKPT						 
								
			Inflacioni po shfaq sërish tendenca rritëse.
Në muajin prill Instituti i Statistikave raporton për një rritje të treguesit të çmimeve me 2.3% krahasuar me prill 2024. Pavarësisht se në këtë periudhë kemi një dalje të prodhimit vendas në treg dhe një ulje e çmimeve, në realitet nuk ka ndodhur kështu.
Për ekspertët e ekonomisë faktorët ndikues janë kryesisht zgjedhjet por dhe fillimi i sezonit turistik.
Sipas INSTAT ndalur sipas grupkategorive janë ushqimet që rritën më shumë inflacionin kryesisht zarzavatet e bulmetrat ndikuan më shumë, pasuar nga qiratë, mobiljet por dhe argëtimi e kultura si pasojë edhe e shtimit të flukseve turistike.
Rritja e inflacionit është lamëruar edhe nga Banka e Shqipërisë, e cila parashikon vendosjen e këtij treguesi në objektivin prej 3%. Ndërsa rrezik mbeten edhe presionet e jashtme.
Top Channel