Kandidatja e Partisë Socialiste në Fier, Kiduina Zaka ka denoncuar PD, që sipas të cilës kanë për qëllim që të dëmtojnë procesin zgjedhor më 11 Maj.

Në një deklaratë, ajo thotë se PD ka urdhëruar komisionerët e saj që të mos paraqiten në kohë në qendrat e votimit, me qëllim vonimin e nisjes së votimit të dielën.

Më tej ajo shprehet se kjo është një strategji destruktive nga PD pasi është e vetëdijshme për humbjen.

“PS e qarkut Fier denoncon urdhrat e paligjshëm  që drejtuesit politik të PD në këtë qark po iu japin komisionervë të tyre për të mos u paraqitur në qendrat e votimit në orarin e caktuar, për të kryer veprime që vonojnë nisjen e votimit apo veprime të tjera të paligjshme deri në dëmtimin e procesverbaleve dhe kutive të votimit me qëllim prishjen e këtij procesi. Për ne është mëse e qartë se kjo strategji destruktive e drejtuesve politikë të PD në Fier lidhet me humbjen e pashmangshme dhe madhështore që do të marrë në 11 maj, një humbje historike, për të cilën janë të vetëdijshëm dhe prandaj kërkojnë me të gjitha format prishjen e procesit.

PS iu bën thirrje të gjithë komisionerëve të PD dhe të forcave të tjera politike të mos bien pre  e metodave të paligjshme dhe kriminale të drejtuesve të tyre por të zbatojnë detyrën siç e ka parashikuar ligji. Çdo shkelje e ligjit do të faktohet me prova të qarta dhe do të denoncohet me forcë në organet ligjzbatuese. Askush s’do ta çojë nëpër mend se do të fshihet pas ombrellës partiake nëse shkel ligjin dhe cenon procesin zgjedhor në çdo formë të mundshme. Iu bëjmë thirrje qytetarëve të Fierit që të shkojnë të vendosur pranë kutive të votimit dhe të ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të votuar pa u ndikuar nga presionet apo problematikat që mund t’ju krjojnë ata që tashmë e kanë të qartë rezulatin e humbjes më 11 maj”, thotë Zaka.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta