
Këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita, komentoi në Top Story sondazhin e “McLaughlin and Associates” për Top Channel.
Ai u shpreh se McLaughlin është një mik i tij shumë i mirë dhe dha versionin e tij se përse Partia Socialiste del fituese në këto sondazhe.
Rakipllari: E njihni z.McLaughlin, i cili është kontraktuar nga Top Channel për të bërë një sondazh në Shqipëri? I besoni sondazheve të tij?
Chris LaCivita: Një mik shumë i mirë. Sondazheve në SHBA i besoj.
Rakipllari: Po në Shqipëri pse jo? Pse në vende të tjera jo?
Berisha: Po si mund të besosh të pabesueshmen?! Ai ka gjithë eksperiencën… Atje dështuan të gjitha sondazhet.
Rakipllari: Edhe ne mund t’i besojmë z.LaCivita për këshillimet që bën atje, jo këtu. Për këshillimet që bën në Amerikë, por jo në Shqipëri… Ecim me të njëjtën gjë.
Chris LaCivita: Fakti është që sondazhet përfaqësojnë disa aspekte në kohë dhe çka ato nuk arrijnë të kapin, nuk kapin se çfarë ndodh në terren. Unë e di që sondazhet këtu në Shqipëri zhvillohen derë më derë dhe flet me çdo person. Shumë njerëz nuk duan të flasin me një të huaj që po u troket në derë dhe i pyet kë do të votojnë, kur udhëheqësi i tyre është një diktator si Edi Rama. Është një logjikë më se e arsyeshme dhe pjesa e natyrës njerëzore t’u thuash njerëzve atë që dëshirojnë të dëgjojnë.
Rakipllari: A i besoni ju sondazheve të atij?
Berisha: Do shtoj një moment këtu. Z.Chris është njëkohësisht bashkëkryetar i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane.
Rakipllari: Por ai tha që nuk flet në emër të DASH…
Berisha: E kupton vetë ti, ai i tha lidhjet që kemi me Partinë Republikane.
“McLaughlin and Associates” parashikoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e fundit presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Top Channel