Pak orë para heshtjes zgjedhore, kampi rozë dhe blu gati për takimin përmbyllës elektoral në Tiranë! Si do të duket podiumi i PS dhe PD
09/05/2025 12:46
Pasditen e sotme Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të mbajnë në kryeqytet takimin e fundit elektoral para zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke përmbyllur këtë muaj fushate e duke i lënë vend heshtjes zgjedhore para ditës finale.
PS ka njoftuar mbylljen e fushatës këtë mbrëmje në orën 19:00, ndërsa nga ana tjetër PD ka njoftuar takimin e fundit elektoral po ashtu në orën 19:00.
Gazetarët e Top Channel Muhamet Veliu dhe Elda Menga kanë sjellë pamjet e skenës së kampit rozë dhe blu, pak orë para takimin, duke bërë përgatitjet e fundit.
PS takimin do ta zhvillojë te Parku Olimpik, ndërsa PD te Bulevardi i Ri.
Top Channel