LaCivita komenton kontratën për heqjen e ‘non gratës’ të Berishës: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje!

09/05/2025 22:23

Gjatë intervistës në Top Story, këshilltari amerikan i PD, Chris LaCivita, foli për kontratën e lobimit me vlerë 6 milionë dollarë për heqjen e non gratës ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

La Civita tha se vendimi i marrë në atë kohë nga administrata Biden ishte e korruptuar ishte një ndërhyrje në zgjedhje.

Si qëndron marrëdhënia me lobimet në SHBA? Sa normale janë ato? Çdo të thotë ky lobim, është e nevojshme kjo kontratë për Berishën?

LaCivita: Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.

Pse duhet të ketë një kontratë lobimi për të hequr këtë padrejtësi? Është çështje e padrejtë që duhet të hiqet, apo është çështje me lobim?

LaCivita: Së pari, fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e  qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar.

Personi që Berisha ka sulmuar shumë është Yuri Kim, ka qenë ambasadore e emëruar nga Trump, shikoni kontradiktë?

LaCivita: Jo. Sepse roli i saj ishte ndryshe, nuk ka përvojë të ambasadorja e mëparshme që ka problemet e veta në SHBA. Organizatorja pyeti a ka një sherif të ri, në SHBA ka një sherif të ri.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta