“Ju kemi thënë të merrni përkthyes kur vini në Tetovë”/ Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut: Nuk e di kujt i duhet… Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë të dashurën e tij dhe më pas ka vrarë veten.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka treguar se informacionet e para për dy persona të lënduar i kanë marrë në orën 15:00 dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit, së bashku me mjekët emergjentë.
Mediat kosovare raportojnë se pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të. E lënduar, 30 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
Top Channel
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC zbulon disa nga viktimat e luftës në Iran: Kostoja që po paguajnë të pafajshmit