
Gjatë takimit të fundit të mbylljes së garës elektorale, kreu i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi ministrat strategjike të qeverisë socialiste.
Ai u bëri thirrje që të mos guxojnë të prekin pronat e shqiptarëve.
Ndër të tjera kryedemokrati tha do të anulojë të gjitha ligjet e tanishme të kryeministrit Edi Rama.
“Një mesazh kam për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë. Duke u shprehur nderimin më të madh, por edhe ndjesë për gabimet që kjo parti ka bërë në ligje të caktuara, u jap fjalën e nderit se detyrimin që shoqëria shqiptare ndaj tyre, Sali Berisha e kërkon borxhin e nderit të tij. Dhe ai borxh do shlyhet brenda një mandati. Ai është borxh dhe vetëm borxh. Dhe shoqëria nuk do u rrijë më asnjë ditë më shumë se mandatin e parë.
Do i japim përgjigjen përfundimtare pronës. Do anulojmë të gjithë ligjet e sotme të Edi Ramës që grabit, plaçkit pronat si në vitin 1946. Paralajmëroj ministrat strategjikë, a e morët vesh o miq, se pas Xhaçkës strategjike, doli Ibrahimi strategjike. Këta një dhe dy, bëjnë burrat strategjikë. Do ua marrim të gjitha ato prona dhe do u jepen pronarëve. Mos guxoni të prekni pronat e shqiptarëve“, tha ai.
Top Channel