Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Cara Delevingne tërhoqi vëmendjen në premierën botërore të dokumentarit “Ocean With David Attenborough” në Londër, e veshur me një fustan tërësisht transparent.
Modelja dëshmoi edhe një herë se nuk ka frikë të guxojë në departamentin e veshjeve.
32-vjeçarja u shfaq me një fustan mahnitës të bërë nga tyl transparent, duke zbuluar të brendshmet e saj të zeza me dantella, ndërsa nuk i vuri re reçipetat, duke zgjedhur të mbulonte gjoksin me një xhaketë të zezë e të gjerë.
Shikoni videot dhe fotot
Cara Delevingne is in the building. ? She attends the Ocean With David Attenborough premiere in London. pic.twitter.com/3rGCxyXQOc
— E! News (@enews) May 7, 2025
Pëlhura e veçantë e fustanit është rreth 100 vjeçare dhe vjen nga Kajro. Daton që nga viti 1920 dhe është bërë nga tyl-bi-telli, një pëlhurë e punuar me dorë, nga Egjipti i Epërm. Çmimi i fustanit është 10,040 dollarë.
Dekolteja e fustanit ishte zbukuruar me argjend të vërtetë, ndërsa Cara Delevingne e kompletoi pamjen e saj me një varëse të zezë në formë shqiponje dhe platforma të zeza. Ajo u shoqërua në tapetin e kuq nga motra e saj e madhe, Poppy Delevingne, e cila është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë me partnerin e saj, Archie Keswick.
Dokumentari i National Geographic, “Ocean With David Attenborough”, u shfaq premierë, më 8 maj, dhe përqendrohet në bukurinë e oqeaneve dhe mënyrat se si aktiviteti njerëzor kërcënon pasurinë natyrore.
Top Channel