Ukraina akuzon Rusinë, zyrtarët ukrainas pretendojnë se pala ruse ka sulmuar pasi kishte hyrë në fuqi armëpushimi i Putin

08/05/2025 09:31

Ukraina ka akuzuar Rusinë për sulme me bombë gjatë natës, pasi hyri në fuqi një armëpushim i shpallur në mënyrë të njëanshme nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Aviacioni taktik armik hodhi bomba të drejtuara në rajonin e Sumy-t”, thanë Forcat Ajrore Ukrainase.

Në një mesazh të bërë publik më vonë, i njëjti burim sqaroi, se nga mesnata e së mërkurës deri sot në orën 08:00 të mëngjesit, “nuk u regjistrua asnjë goditje me raketa ose përdorim i dronëve sulmues në hapësirën ajrore ukrainase”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta