
Mbrëmja e 8 majit solli emocione të jashtëzakonshme në gjysmëfinalet e Europa League, ku Manchester United dhe Tottenham siguruan biletën për në finalen e madhe pas fitoreve të rëndësishme kundër Athletic Bilbao dhe Bodo/Glimt.
Manchester United 4-1 Athletic Bilbao Djajtë e Kuq dhuruan spektakël në “Old Trafford”, duke mposhtur Athletic Bilbaon me rezultatin bindës 4-1. Ekipi anglez tregoi forcë dhe efikasitet, duke dominuar sfidën dhe duke vulosur kalimin në finalen e kompeticionit.
Bodo/Glimt 0-2 Tottenham Në një përballje të fortë në Norvegji, Tottenham arriti të fitojë 0-2 ndaj Bodo/Glimt, duke treguar qetësi dhe përvojë në menaxhimin e ndeshjes. Fitorja e sigurt i dërgon londinezët në finalen europiane, ku do të kërkojnë të rikthejnë lavdinë ndërkombëtare.
Finalja e Europa League pritet të jetë një duel i zjarrtë mes dy gjigandëve të Premier League, Manchester United dhe Tottenham.
Tifozët e futbollit janë në pritje të një spektakli të madh, ku vetëm njëri do të ngrejë trofeun e çmuar.
Finalja e Europa League do të zhvillohet më 22 maj në stadiumin San Mamés në Bilbao, Spanjë dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.
Top Channel