Rama nga Aeroporti i Vlorës: “Air Kosova” së shpejti nis fluturimet në aeroportin e Kukësit! Flotë avionësh biznesi në Tiranë

08/05/2025 13:05

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga Aeroporti i Vlorës se së shpejti në Kukës do të nisë fluturimet kompania e re ajrore “Air Kosova”.

Sot u realizua fluturimi i parë certifikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Biznesmeni Behgjet Pacolli zbriti në pistën e aeroportit të Vlorës, ku u prit nga kryeministri Edi Rama.

“Për ata që thonë se ky është fluturim ‘fake’ që bëhet për propagandë dhe pastaj aeroporti do të mbetet si Kukësi. Ai aeroport ka pasur sfidë më vete për sigurimin e operatorëve, ka problematikë me korridorin e uljes, nuk është aeroport i thjeshtë. Nuk është gjetur në kohë një “akullthyes” që do të dëshmojë se ai aeroport ia vlen.

Do të kemi së shpejti një kompani të re shqiptare që do të nisë fluturimet në aeroportin e Kukësit. “Air Kosova” do të jetë kjo kompani, me dy avionë të krenarisë sonë të përbashkët”.

Kompania është regjistruar që në janar të këtij viti dhe po punon për të siguruar avionët. Nuk do të jap datë sepse kam mësuar që këto datat që jap unë fusin brenda syrin e keq”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Rama: Ka përmasën e kësaj ambicieje të rritur në këto vite, nga ana tjetër u fol për punësimin e mbi 1 mijë njerëzve në perimetrin e aeroportit gjithë ky territor, kemi pasur shprehje interesi për Tiranën dhe Vlorën për logjistikën e transporteve postare, do të ketë zhvillime të turizmit dhe logjistikës dhe përballë do të kemi një zhvillim të jashtëzakonshëm nga pikëpamja e imazhit dhe cilësisë për të cilin është folur shumë dhe po merr formë.

Ambicia është që ky transformim të mos jetë një zhvillim më tepër në hartën e industrisë, por zhvillim që të udhëheqë si model dhe të ketë forcë të tillë që të vendoset në majë të të gjithë Mesdheut, zhvillimi në Sazan dhe territorin përballë të krijojë një magnet me një fuqi të jashtëzakonshëm për Vlorën dhe Shqipërinë.

Për të tërhequr turistët që sjellin të ardhura, ata që vijnë me sytë e hapur për të parë se ç’mund të bëjnë në vend, e ardhmja është premtuese për Vlorën. Do të vijnë dhe dy avionë të tjerë veç Air Albania në Aeroportin e Vlorës, do të shkojë në 5 dhe siç ka qenë plani, do të kemi 7 avionë dhe po ashtu Air Albania po punon për krijimin e një flote dedikuar avionëve të biznesit, një vlerë e madhe e shtuar për aviacionin.

Pacolli: Ishte e vështirë ta paramendoj që do të bëhet realitet. Erdha në Tiranë në një fluturim përtej oqeanit në orën 4 mëngjes, aty vlonte prej punës. Duhet të përshpejtojmë dhe të hapim këtë aeroport t’ia fillojmë punës, është nevojë, jo luks.

Është një punë madhështore, do t’i kontribuojë familjeve dhe kësaj ane. Do jenë mbi 1 mijë punëtorë. Kam qenë pak i përkëdhelur se më është dhënë autonomi. Po ndërtoj 3 aeroporte nëpër botë. Kam fjet dhe jam zgju me këtë aeroport, kam marrë kritika për shtyrjen e afateve, por ky aeroport do të jetë shumëfunksional që kryeministri ynë do të mburret.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta