Konflikti i armatosur Indi-Pakistan, Rubio telefonatë me kryeministrin pakistanez: Punoni bashkë për të qetësuar situatën!

08/05/2025 16:51

Qeveria e Pakistanit ka njoftuar se kryeministri i vendit ka zhvilluar një telefonatë me sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio.

Raportohet se Rubio ka theksuar nevojën që Pakistani dhe India të punojnë ngushtë për të qetësuar situatën.

Ai i tha gjithashtu Shehbaz Sharif se SHBA-të po e ndjekin nga afër situatën në Azinë Jugore, pasi janë të përkushtuara për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

India dhe Pakistani janë të dyja vende të armatosura me armë bërthamore me një PBB prej 3.7 trilionë dhe 300 miliardë dollarësh përkatësisht, sipas FMN-së.

Megjithatë, India, e cila ka një buxhet mbrojtjeje 10 herë më të madh prej 75 miliardë dollarësh krahasuar me 7.5 miliardë dollarët e Pakistanit, nuk ka një avantazh të rëndësishëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta