
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, e ka uruar Leonin e XIV-in që u bë Papa i parë amerikan.
“Jam i sigurt se miliona katolikë amerikanë dhe të krishterë të tjerë do të luten për punën e tij të suksesshme në udhëheqjen e Kishës”, tha Vance.
Vetë Vance u konvertua në katolik në vitin 2019.
Vance u takua me të ndjerin Papa Françesku në Vatikan të dielën e Pashkëve, një ditë para vdekjes së Papës.
Robert Francis Prevost (emri i vërtetë) është papa i 267 i Kishës Katolike dhe amerikani i parë që është zgjedhur papë.
Zgjedhja e tij u bë në votimin e tretë të enjten, në ditën e dytë konklavës.
Njoftimi për zgjedhjen e tij u bë nga një kardinal nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit i cili shqiptoi fjalët latine “habemus papam” (kemi papën e ri).
Top Channel