EMRI/ Iu gjetën në banesë uniforma e mjete si të Policisë dhe municione, bie në pranga 64-vjeçari nga Tirana

07/05/2025 13:31

Iu gjetën në banesë 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe mjete si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, arrestohet 64-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një banesë në rrugën “Pasho Hysa”, mbaheshin në kundërshtim me ligjin, armë dhe sende të tjera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Municioni”.

Gjatë ndërhyrjes, në këtë banesë u gjetën 7 karikatorë armësh, 4 armë të ftohta, 1 pistoletë me mulli, uniforma dhe shkop gome si të Policisë, si dhe sasi të konsiderueshme municioni, të cilat posedoheshin pa leje, nga pronari i banesës, Arian Durmishaj, 64 vjeç.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, ky shtetas u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta