‘Thembra e Akilit’ e votimit nga jashtë, për opozitën mbetet Greqia ku kërkohet një audit të votave dhe hetim nga SPAK.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesja e PD-së për diasporën Jozefina Topalli deklaroi se ka informacione për shkelje të ligjit gjatë votimit atje.

“Unë dua të shpreh një shqetësim të thellë, serioz dhe urgjent në fakt për çfarë ndodh në Greqi. Vazhdojnë të vijnë indicie informacione që në ato që quhen qendra të shërbimeve postare, që janë lokale të lojërave të fatit, njerëz të paidentifikuar marrin jo një, por 10 deri në 100 zarfe votimi dhe i kthejnë në këto lokale pa vendosur firmën e tyre dhe pa dorëzuar shenjën e identifikimit.

Nëse një vote hidhet në një lokal të lojërave të fatit dhe në errësirë, pa identifikim dhe pa firmë të personit që i merr kjo nuk është një votë që mund të vlerësohet. Nuk jemi thjesht në kushtet e shkeljes ligjore, ku ky fenomen është shpërndarë në të gjitha lokalet e lojërave të fatit, kjo e ka emrin manipulim të procesit zgjedhor në Greqi.

Unë i kërkoj ODIHR dhe OSBE të kenë një fokus të veçantë me procesin që po ndodh në Greqi. Një monitorim ndërkombëtar i vëzhguesve të huaj mbi procesin që ka kaluar jashtë kontrollit dhe ne kemi gjykimin se po kryhet nga partia në pushtet, në kërkojmë mbështetjen dhe monitorimin e tyre. Së dyti i kërkojmë KQZ që të bëjë auditimin e të gjitha kutive të votimit, mënyrën e transportit së bashki me fletët e votimit dhe të transportit nga Greqia në Tiranë. Së treti i bëjmë thirrje SPAK që të bëjë një hetim dhe i bëjmë pyetje se kush janë ata që po thyejnë ligjin”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta