Paralajmëron kryeministri pakistanez: India zgjodhi rrugën e agresionit, bëri gabim me sulmet!

07/05/2025 19:25

Kryeministri i Pakistanit, Muhammad Shehbaz Sharif, u shpreh se India tregoi “agresion” dhe “bëri një gabim”.

Ky është një komb me njerëz të guximshëm që kanë qëllime të larta. Ata e respektojnë vendin e tyre dhe e mbrojnë atë. Ata do të luftojnë deri në pikën e fundit të gjakut të tyre“, thotë ai.

Sharif tha se 26 njerëz të pafajshëm u vranë dje.

Më tej ai tha se “Ky është ai armik frikacak që gjithmonë do të sulmojë njerëz të pafajshëm dhe pastaj do të mendojë se është i guximshëm. Mbrëmë ne provuam se Pakistani do të japë një përgjigje. Sulmi indian është pa asnjë bazë. Ne jemi një vend paqësor dhe Pakistani e dënon”, teksa theksoi se India ka “zgjedhur rrugën e agresionit”.

Udhëheqësi pakistanez thotë gjithashtu se populli i Pakistanit është i përgatitur të “bashkohet me ushtrinë” dhe “të dalë përpara armikut”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta