Bashkë me temperaturat politike për zgjedhjet, po shtohen edhe denoncimet.

“Kanë abuzime të mëdha me fondet publike dhe pasuritë publikë që janë vënë në dispozicion të këmbimit të votës”-shprehet kandidati për Dibrën, Basir Collaku.

Shteti ikën me vrap, ndërton si hajdut dhe mundohet të prish kodin zgjedhor”-shprehet Lisandër Hoxha kandidat për Tiranën.

Teksa SPAK po survejon për veprat më të rënda të korrupsionit elektoral, në prokuroritë e zakonshme siç njofton prokuroria e përgjithshme, po hetohen 44 krime të tjera të lidhura me procesin.

Siç mëson TCH çështjet nën hetim të denoncuara lidhen me pengimin me anë të dhunës të subjekteve politike për të kryer fushatë politike, kanosja e zgjedhësve për të votuar në mënyrë të orientuar, dëmtim i materialeve zgjedhore, përdorim i administratës, marrje e dokumenteve të identifikimit dhe shpërdorim i autoritetit.

Denoncimet për këto krime pretendohet se kanë ndodhur në Elbasan , Durrës, Fier, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë.

Më 11 maj Shqipëria Voton, por për drejtësinë vendase ka qenë një ushtrim i vështirë tu japë përgjigje përfundimtare dhjetëra dosjeve të hapura ndër vite nga zgjedhjet e kaluara.

Një ndër to është ajo e 12 viteve më parë, konkretisht e zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit 2023 ku kërkues është një ish sekretar KZAZ në Lezhë. Kushtetuesja e ka kthyer çështjen për rigjykim mbasi kërkuesi pretendon se ndryshoi rezultatin nën kërcënim dhe kjo gjë u konstatua nga vëzhgues të huaj dhe vendas

Çështja në fjalë që do të rigjykohet lidhet me skandalin e Lezhës mbasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  konstatoi se në dhjetë qendra votimi tabelat e rezultateve ishin fotokopje të vulosura me vulën e kzaz përkatëse dhe që u bë shkak për akuza politike në atë kohë.

Për shkak të kësaj situate KQZ  në miratimin përfundimtar ka marrë si rezultat të dhënat e dërguara në kohë reale përmes databazës elektronike. Në total u morën nën hetim në atë kohë  të gjithë anëtarët e KZAZ por ndër vite i akuzuar dhe i dënuar përfundoi vetëm shtetasi Aleksandër Gjokmarkaj.

Gjykatat thanë se i hetuari duhej gjetur fajtor edhe pse këmbënguli se nuk i administroi materialet konform ligjit për shkak të presioneve. Gjykatat thanë edhe nëse numërimi të ishte bërë nën dhunën e simpatizantëve, kjo gjë nuk e lehtësonte pozitën e të dyshuarit. Gjykata kushtetuese thotë se mos marrja parasysh e kërkesës për të dëgjuar dëshmitarët  dhe marrë prova të tjera, tregon se gjykatat nuk kanë kryer një gjykim të gjithanshëm.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta