Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur këtë të mërkurë në Fushë Krujë, ku prezanton arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, në një takim përmbyllës elektoral.

E ndërsa Rama fliste para mbështetësve të tij, pranë vendit ku po mbahet takimi, një qytetar ka kaluar duke thënë ‘Rama ik’.

Këtë moment kreu i PS e ka kaluar me humor dhe ironi.

“Amon , a vdeksha unë për ty, se po e pritsha, rrofsh që kalove o hudhër, po e pritsha, thashë në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’, që të flasë syri i keq, dhe ku e tha, sa përmenda kënetën, doli bretkosa, a vdeksha unë për ty”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta