Kryesocialisti Edi Rama përsëri inkurajoi shqiptarët në Greqi të bëjnë një përpjekje ekstra për të dorëzuar zarfet me vullnetin e tyre për 11 Majin.

“Kështu që, ju lutem, pavarësisht vështirësive që u krijuan me kompaninë, kompani e madhe globale DHL-ja, në ditët e para pati vështirësi, pati ngecje tani janë shpërndarë mbi 90% e zarfeve. Në ishuj mbaron sot mundësia për të dërguar votën, në gadishull ka akoma disa ditë, por mos e lini për ditën e fundit, hapeni zarfin, vini shënimin tek numri 5 dhe dërgojeni mbrapa. Dërgojeni mbrapa për 11 majin e Shqipërisë europiane”, thotë Rama.

Rama e kundërshtoi një komentues i cili i tha se po bën një fushatë tallavaje dhe se ky popull kështu e meriton.

“Ky popull të jep  ujë në bisht të lugës, jo ty, por edhe mua. Kush nuk e merr seriozisht këtë popull, kush e nënvlerëson këtë popull, kush e konsideron këtë popull dele etj., përfundon ekzaktësisht siç ka përfunduar bufi i kënetës bashkë me të gjithë sojin dhe sorollopin e tij politik, a më kupton? Ky popull ka bërë në udhëtim shumë të gjatë për të ardhur deri këtu”, shton kryesocialisti.

Për votën në drejtim të koalicionit madhështor të Dr. Berishës, i pari socialistëve tha: “Të paktën mos shko të hidhesh në kënetë sepse është diçka që nuk është higjenike nga pikëpamja as politike, kombëtare, as qytetare. Ja, kjo është. Nuk është higjenike. Fare. Mos shko të hidhesh në kënetë, këtë thirrje të bëj unë, pastaj këto të tjerat ia lëmë kohës”.

U pyet në rubrikën sy më sy se sa i frikësohet Edi Rama këtyre zgjedhjeve?

“I kam frikë në fakt se i kam fituar 9 zgjedhje, prandaj kam frikë edhe kam humbur vetëm një, në një marzh shumë të ngushtë, edhe ajo më ka trembur shumë në fakt, ke të drejtë, i kam shumë frikë”, u shpreh Rama.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta