
Policia ka publikuar planin e masave për zhvillimin e aktivitetit të “Giro d’Italia 2025” që do të zhvillohet në vendin tonë më 9, 10 dhe 11 maj.
“Giro d’Italia 2025” përfshin tri etapa brenda territorit të vendit tonë, konkretisht në qytetet Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë.
Masat e ndërmarra përfshijnë bllokimin e përkohshëm të akseve rrugore që përfshihen në itinerarin e garës për secilën etapë.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të zhvillimit të aktivitetit “Giro d’Italia 2025” që përfshin tri etapa brenda territorit të vendit tonë, më datat 9, 10 dhe 11 maj 2025, konkretisht në qytetet Durrës, Elbasan, Tiranë dhe Vlorë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash, për menaxhimin dhe sigurimin e qarkullimit rrugor, garantimin e rendit publik, si dhe për mbarvajtjen e aktivitetit sportive në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Masat kryesore të ndërmarra përfshijnë:
o Durrës–Elbasan–Tiranë (Etapa e parë, më datë 09.05.2025). Gara fillon në orën 13:10, në Durrës dhe përfundon në orën 17:30, në Tiranë.
a). Bllokimi i rrugëve urbane në Durrës
Më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri më datë 09.05.2025, ora 14:00, do të ketë kufizim për parkim të automjeteve në segmentet:
Gjithashtu, më datë 08.05.2025, ora 07:00 deri në orën 18:00, do të ketë ndalim të parkimit të automjeteve në parkimin publik të shëtitores “Taulantia” (prapa restorant “Piazza”).
Më datë 09.05.2025 do të ketë kufizim për parkim nga ora 05:00 dhe bllokim të qarkullimit në orarin 11:00-14:00, në itinerarin e garës, si më poshtë:
b). Bllokimi i rrugeve Interurbane:
Do të këtë bllokim të aksit rrugor: “Plepa – Bishti i Zhurit – Peqin-Bradashesh –Gracen”, në orarin 11:30 – 15:30 (në akset kur kalon grupi i garuesve gradualisht hapet rruga në krahun që është përshkruar itinerari dhe jo përballë).
c). Bllokimi i akseve rrugëve urbane në Tiranë.
Ndalimi i qarkullimit dy orë para kalimit të garuesve në gjithë itinerarin e etapës së parë.
(Përjashtim bëjnë mjetet e emergjencës).
Bllokimi fillon nga ora 13:00 deri në orën 18:00 të datës 09.05.2025, në të gjithë itenerarin e etapës së parë, në:
Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:
Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).
-Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.
-Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.
-Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).
-Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.
-Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.
o TIRANË-TIRANË (Etapa e II-të, më datë 10.05.2025), garë kronometrike.
Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë lëvizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:
“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:
Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
– Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
– Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00
Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
– Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
– Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
– Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit
o VLORË–VLORË (Etapa e III-të, më datë 11.05.2025).
Më datë 10.05.2025,
Më datë 11.05.2025.
Për të shkuar në portin e Vlorës do të perdoret rruga Transballkanike, e cila do të jetë e aksesueshme gjatë gjithë kohës nga mjetet dhe shtetasit.
Po kështu rruga që të çon te spitali, në raste emergjencash, nga ora 11:00 deri në orën 13:30, do të aksesohet nëpërmjet:
– Rrugës Transballkanike- Shtëpia e oficerëve te kapelja, në drejtim të spitalit rajonal të Vlorës;
– pjesa tjetër e qytetit, nga pusi i Mezinit – rruga e re –kapelja, në drejtim të spitalit rajonal;
– Uji i ftohtë -Centrale -Fabrika e çimentos, nëpërmjet Kuzumbabasë – bashkia Vlore dhe spitali rajonal.
Bllokimi i rrugëve interurbane:
Për akse nga Vlora, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës, mund të perdoret rruga e lumit të Vlorës, deri në orën 11:00 dhe pas orës 14:30 (nga ora 11:00 deri në orën 14:30 ky aks është i bllokuar për qarkullim).
Për akse nga Qeparoi, në drejtim të fshatrave të lumit të Vlorës dhe qytetit të Vlorës, mund të perdoret ky aks rrugor deri në orën 10:30 dhe pas orës 15:45 (në intervalin 10:30 deri në 15:45 është e bllokuar për qarkullim).
Për akse në drejtimin Vlorë-Himarë deri në Qeparo, aksi është i lirë deri në orën 12:30 dhe pas orës 17:30 (rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 12:30 deri në orën 17:30).
Aksi “Qeparo-Himarë-Vlorë” është i lirë deri në orën 13:30 dhe pas orës 16:00 (Rruga është e bllokuar dhe e paaksesueshme nga ora 13:30 -16:30).
Këto masa kanë për qëllim të garantojnë sigurinë rrugore, mbarëvajtjen e garës dhe minimizimin e ndikimit në lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve.
Policia Rrugore iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, të shmangin lëvizjet me mjete në zonat e prekura gjatë kohës së zhvillimit të garës dhe të ndjekin informacionin zyrtar. Gjithashtu, falënderon publikun për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme sportive.
Top Channel