Furi bombardimesh në Jemen nga Izraeli, zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Do godasim me forcë çdo grup që na kërcënon

06/05/2025 15:37

Forcat izraelite kryen sulme ajrore që synonin Aeroportin Ndërkombëtar të Sanaas dhe disa vende të tjera në Jemen me synim goditjen e grupit Huthi, sipas mediave vendore të lidhura me grupin rebel.

Sulmi u konfirmua nga ushtria izraelite, e cila tha në një deklaratë se sulmoi gjithashtu fabrikën e betonit al-Imran në veri të Sanaas.

“Operacioni u miratua nga komandanti i Forcave Ajrore dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm”, thuhej në deklaratën e cituar nga Al Jazeera.

Ushtria shtoi se do të “vazhdonte të vepronte dhe të godiste me forcë” çdo grup që përbën kërcënim për Izraelin.

Izraeli më parë u bëri thirrje civilëve të evakuonin zonën përreth aeroportit në kryeqytetin Sanaa “menjëherë”, një ditë pas sulmit të parë izraelit në Jemen në hakmarrje për një raketë të lëshuar nga grupi rebel në aeroportin, Ben Gurion pranë Tel Avivit.

“Ju nxisim që të evakuoni menjëherë zonën përreth aeroportit dhe të siguroheni që kushdo aty pranë të bëjë të njëjtën gjë dhe të largohet nga zona. Nëse nuk evakuoheni, mund të jeni në rrezik”, shkroi në media sociale zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichai Andrai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta